Kapet dhe ndalohet autori i dytë i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 19.11.2020, në Shëngjin, ku në një objekt privat në ndërtim u vendos lëndë shpërthyese. Në orët e para të mëngjesit, nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me FNSH Shkodër dhe Drejtorinë Vendore Policisë Durrës, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.