Dy vëllezër shqiptarë, me precedentë penalë në Greqi, janë arrestuar si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të një diskoteke në Athinë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjec dhe Besmir Buci, 32 vjec. Mësohet se dy vëllezërit kishin shkuar në vendin e ngjarjes me një makinë, të cilën e kishte siguruar bashkëpunëtori i tyre, një 44-vjeçar grek. Mësohet se ishte 32-vjeçari Besmir Buci, I cili iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese. Më pas, ai hypi përsëri në automjet, ku I vëllai 41-vjeçar po e priste.