Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes. Rasti i parë u shënua në lagjen “Partizani” në Shkodër, ku një sasi eksplozivi e dyshuar si tritol ka shpërthyer në një automjet që ka qenë i parkuar në rrugën “Martin Camaj”. Bëhet fjalë për makinën e shtetasit Alban Bushati, ndërsa lënda plasëse u vendos tek goma e parë e automjetit, i cili është dëmtuar pjesërisht.