Policia e Vlorës ka arrestuar anëtarin e një grupi kriminal, që dyshohet se po përgatitej për të kryer një krim të rëndë. Ai është identifikuar si Damjano Sejko, 23-vjeç, mbi të cilin tashmë rëndojnë akuzat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.