Banesa e kreut të federatës shqiptare të futbollit Armand Duka është goditur mbrëmjen e kësaj të hënë me një sasi tritoli. Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:00 të mbrëmjes në Durrës, ndërsa bëhet me dije se tronditja është dëgjuar në një pjesë të mirë të zonës bregdetare. Lajmi u konfirmua nga vëllai I kreut të FSHFS-së Agron Duka, I cili ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të hënë në emisionin politiko në Top News.