Komiteti shkencor në Francë ka paralajmëruar se një valë e dytë e virusit në vjeshtë ose dimër ka shumë gjasa të shihet. Kjo vjen në një kohë kur rastet e reja të koronavirusit në vend janë rritur ndjeshëm javët e fundit. Rreth 3376 raste të reja janë konfirmuar në tre ditët e shkuara dhe numri i personave që trajtohen në kujdes intensiv nëpër spitale, ka filluar të rritet, raporton agjencia e lajmeve Reuters.