Çmimi për blerjen e një apartamentin në Tiranë sipas të dhënave të fundit të Bankës së Shqipërisë është më i shtrenjtë se sa në Athinë ndërsa nga vendet e rajonit, vetëm Beogradi ka çmimin më të lartë. Sipas ekspertwve tw pronave të paluajtshme, çmimi i lartë vjen për disa arsye duke renditur si faktor kryesor rritjen e materialeve të ndërtimit, taksat dhe cilësinë me të cilën kryhen punimet për ndërtimet e reja, duke shtuar se edhe cilësia e ndërtimit është rritur dhe shumica e personave që duan të blejnë apartamente kërkojnë cilësi të lartë.