Provat dhe gjurmët elektronike që la pas sulmi kibernetik Iranian në hapësirën virtuale të Shqipërisë, u identifikuan dhe hetuan me ndihmën e ekspertëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Top News kontaktoi me zëdhënësin e Departamentit Amerikan të Shtetit, lidhur me ndihmën e mëtejshme financiare apo infrastrukturore që do të jepet për të krijuar një mburojë kibernetike. Në përgjigjen e tij, zëdhënësi pohoi një punë të vazhdueshme në terren të qeverisë amerikane, për hetimin e sulmit të 15 korrikut, duke nënvizuar se kjo mbështetje do të vijojë.