Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris për të marrë pjesë në samitin e koalicionit të vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga presidenti francez, Emanuel Macron. Para mbajtjes së Samitit, Rama ka zhvilluar takime me politikanë francezë, mes të cilëve edhe Ministrin e Drejtësisë, Gerald Darmian. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë shqiptare ndau disa foto nga takimi me Darmian, teksa në shënimin shoqërues nuk përjashton mundësinë që francezët të analizojnë me ekspertë problematikat e politikave penale në Shqipëri, si dhe të ndihmojnë në hartimin e kodit të ri penal.