Largimi i shqiptarëve nga vendi është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë në vitin 2022. Sipas të dhënave nga Eurostat, në vitin 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Duke e krahasuar me një vit me parë numri i lejeve është rritur me 34%.