Në një përgjigje kthyer për Top News, Bashkimi Europian ka reaguar për moslinjëzimin e Shqipërise me deklaratën e BE për situatën në Kosovë. BE thekson se kanë marrë parasysh deklaratat e kryeministrit Rama dhe dënimin e tij të ashpër për ngjarjet në veri të Kosovës. “Shqipëria është një partner i besueshëm për BE-në dhe deri më tani është përafruar me Politikën tonë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë”, thuhet në deklaratë.