Në një deklaratë televizive të pak ditëve më parë, Kryeministri Edi Rama foli për një dhuratë që priste nga SHBA më 4 Korrik, që përkon me ditëlindjen e tij dhe me Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Deklarata ngriti hamendësime se dhurata mund të ishte liberalizimi i vizave për shqiptarët, apo ndonjë marrëveshje ekonomike e financiare. Por, kur u pyet nga gazetarët në konferencën e fundit për shtyp në lidhje me këtë, Rama nuk dha detaje, por tha se dhurata që shpresonte mund të mos i kënaqë që të gjithë.