Të dhënat e INSTAT për tremujorin e tretë të këtij viti tregojnë rritje ekonomike me 3.5 për qind, por kjo rritje po sipas të dhënave të INSTAT për tregun e punës jo vetëm që nuk është shoqëruar me vende të reja punësimi, por ka ndodhur e kundërta. Sipas anketës së institutit me të dhënat e punësimit, numri i personave në marrëdhënie pune përgjatë kësaj periudhë është ulur me 19 mijë e 500 vetë në krahasim me periudhën korrik-shtator të vitit të kaluar.