Perëndimi ka vendosur mbi 15 mijë sanksione ndaj Rusisë, duke shënjestruar kryesisht ekonominë dhe financat e saj si ndëshkim për luftën ndaj Ukrainës. Por, ekspertët thonë se edhe nën masat e jashtëzakonshme kufizuese, ekonomia ruse u rrit edhe përgjatë vitit të kaluar. Arsyet, citojnë ata lidhen me burimet e panumërta natyrore të Rusisë, ndihma në armatim e Koresë së Veriut dhe Iranit, por edhe aftësia e kompanive vendase për t’iu përshtatur realitetit të vështirë të sanksioneve në tregjet ndërkombëtare.