Ekonomia shqiptare qëndron në një trend pozitiv zhvillimi. Në këtë përfundim del Banka e Shqipërisë bazuar në treguesit kryesorë makroekonomikë deri në fund të muajit korrik. Drejtori i Departamentit të Politikës Monetare, Erald Themeli shpjegon se aktiviteti ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje, duke gjeneruar më shumë të ardhura për bizneset dhe familjet shqiptare.