Nga marsi deri në nëntor 2020, 23 për qind e ndërmarrjeve në kosovë kanë shkurtuar vendet e punës. Rreth 29 mijë punëtorë kanë humbur pagën e tyre në kohë pandemie. Një në katër ndërmarrje ndërkohë ka vonuar pagat ose nuk i ka paguar fare punëtorët për një periudhë të caktuar. Këto janë gjetjet e një studimi të bërë nga TLB Alumni, me ekspertin e ekonomisë, Edison Jakurti që thotë se 88 për qind e bizneseve në vend ka patur rënie si pasojë e krizës globale të shëndetit publik.