Ekonomia e Kinës u tkurr në tremujorin e parë të këtij viti – për herë të parë në disa dekada – pasi koronavirusi ka detyruar biznese dhe fabrika të mbyllen. Sipas të dhënave të publikuara të premten, ekonomia e dytë më e madhe në botë u tkurr për 6.8 për qind. Qëkur Kina ka nisur t’i regjistrojë shifrat tremujore më 1992, kjo është hera e parë që ekonomia e saj bie në çerekun e parë të vitit.