Top News – Ekipi me të besuarit e Bashës/ Nga bardhi te Paloka e Spaho, ç’pritet në PD
21/06/2021 23:00

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, brenda një jave do të përgatisë materialin e përmbledhur që do t’i prezantohet Kuvendit Kombëtar më 17 Korrik. Informimi i Kuvendit Kombëtar të Partisë mbi analizën e masakrës zgjedhore të 25 prillit 2021 dhe përcaktimi i linjave kryesore të strategjisë politike të Partisë Demokratike, në rolin dhe përgjegjësinë e saj në mbrojtjen e demokracisë, të drejtave themelore të njeriut dhe rikthimit të legjitimitetit të institucioneve demokratike”, thuhet në udhëzimin e Kryesisë së PD- së të premten. Paralelisht me procesin e analizës së zgjedhjeve, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka urdhëruar ngritjen e një komisioni të përhershëm statusor që do të amendojë ndryshimet. Vlerësimi i mundësisë për ndryshime në Statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, në funksion të rritjes së eficencës së organeve të partisë apo demokratizimin e mëtejshëm të mënyrës së funksionimit të strukturave të Partisë”, thuhet në udhëzimin e PD. Komisioni për amendimet statusore përbëhet nga 9 të besuarit e kryedemokratit Basha, duke nisur nga numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi. Po ashtu, në grupin e hartimit të ndryshimeve statusore do të jenë edhe dy nënkryetarët e PD-së, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Për efekt të pikës 2 të Rendit të Ditës së Kuvendit Kombëtar, ngrihet Komisioni i Përhershëm Statusor i përbërë nga: Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm; Edi Paloka, nënkryetar; Edmond Spaho, nënkryetar; Albana Vokshi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas (LDG); Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD (FRPD); Jorida Tabaku, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë; Enkelejd Alibeaj, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Enno Bozdo, përfaqësues i Kryesisë së Partisë; Grida Duma, përfaqësuese e Kryesisë së Partisë”, theksohet në udhëzimin e miratuar.

Top News- “Ja do vdesim, ja do rrojmë”, protestuesi merr flakë, çfarë ndodhi në protestën e PD
22/12 21:41
Top News- Policia marshon drejt Ministrisë së Brendshme, “në ndjekje” të protestuesve
22/12 21:20
Top Channel/ Kërkesat e opozitës në shesh/ PD njofton se tubimet do të vazhdojnë
22/12 20:52
Top Channel/ Bomba molotovi drejt Kryeministrisë, 1300 policë në luftë me protestuesit
22/12 20:51
Top Channel/ PD nis protestat kombëtare pas 5 foltoresh para kryeministrisë
22/12 20:51
Top Channel / Shpërndahen protestuesit, punëtorët e bashkisë nisin pastrimin e rrugëve
22/12 20:36
Top Channel/ Pas bombave molotov te Kryeministria, Berisha ‘shëtitje” deri te Kuvendi
22/12 20:36
Top News- Molotovë drejt Kryeministrisë, plasin flakët…momenti i tensioneve
22/12 20:11
Top Channel/ Pengmarrje dhe dhunë, zbardhet dosja e SPAK për AKSHi, skema që përdorej
22/12 20:03
Top News- Protestuesi provokon policët, nis dhuna në protestë
22/12 19:59
Top News- Përplasen makinat në Fier/ Aksident dhe në Lukovë, plagoset 15-vjeçari
22/12 19:57
Top Channel/ Protesta, Berisha: Edi Rama është bëjnë kufomë politike, funerali do ja bëjmë ne
22/12 19:46
Top Channel/ “Na pyesin, çfarë do bëjnë këta?”, Berisha: Ja do vdesim ja do rrojmë për liri
22/12 19:43
Top Channel/ Berisha: Ramën do ta heqim, askush mos të ketë iluzion që ai ikën me votë, kurrë
22/12 19:42
Top Channel/ Protesta, Berisha: Një prokuror guximtar pezullojë zëvendëskryeministren
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta para Kryeministrisë, kreu i PD: Ja ku jemi sot, më të vendosur se kurrë
22/12 19:40
Top Channel/ Protesta e PD, Berisha: Rama, hidhi sytë këtij Bulevardi, nuk do njihesh më si…
22/12 19:40
Top Channel/ I riu demokrat: Ne jemi e ardhmja, ne do e çojmë Shqipërinë në Evropë
22/12 19:23
Top Channel/ “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”, protestuesit brohorasin për liderin e PD-së
22/12 19:05
Top Channel/ Elda Hoti: Ne nuk kemi qeveri, t’i rrezojmë një orë më parë
22/12 19:02
DIGITALB DIGITALB