Top News – Egnatia nuk zbret nga froni. Fiton titullin e dytë radhazi kampion të vendit
13/05/2025 10:15

Egnatia nuk zbret nga froni i kampionit të shqipërisë. Skuadra rrogozhinase fitoi trofeun më të rëndësishëm në futbollin shqiptar, atë të kategorisë Superiore teksa në ndeshjen finale shkatërroi Vllazninë duke e mundur me rezultatin e thellë 4-0, një sfidë kjo që u gjykua nga arbitri polak Marciniak. Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga Egnatia e cila e zhbllokoi rezultatin që në minutat e para me Regi Lushkjan.Vllaznia iu afrua golit të barazimit teksa menjëherë godit shtyllën por pjesa e parë u mbyll 1-0 për rrogozhinasit. Në fillimin e pjesës së dytë, Egnatia shënoi edhe golin e dytë sërish me Regi Lushkjan. Për Vllazninë u bë e pamundur të reagojë, ndërkohë që Egnatia vijoi me dominimin e saj në lojë teksa shënoi edhe golin e tretë me Leo Melon, ndërkohë që në minutat shtesë Ujka plotësoi pokerin e golave për Egnatian që e fitoi këtë ndeshje 4-0 duke fituar edhe titullin kampion për të dytin vit radhazi, ndërkohë Vllaznia që ëndërronte prej 24 vitesh duhet të presë ende për t’u kthyer te titulli kampion i vendit.

Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50
Top Channel/ Sherr në Teuta-Besëlidhja, shoqërohen disa persona në komisariat, mes tyre dhe tifozë
29/03 22:06
Top Channel/ Përfundon ndeshja në Varshavë, Kombëtarja Shqiptare përshëndetet me tifozët
26/03 23:08
Top Channel/ Goli i Zielinski në Varshavë, polakët provokojnë tifozët shqiptarë në tribuna
26/03 22:31
Top Channel/ Turp nga polakët, fishkëllejnë Himnin Kombëtar Shqiptar
26/03 21:08
Top Channel/ “Finalja” e parë me Poloninë, mbushet stadiumi në Varshavë
26/03 20:29
Top Channel/ Poloni-Shqipëri, luhet Botërori! Ndeshjen e play off në Digitalb
26/03 20:14
Top Channel/ Pak para ndeshjes, mijëra forca policie rrethojnë stadiumi në Varshavë
26/03 19:33