Egjipti ka paraqitur një propozim të ri që synon t’i japë fund gjakderdhjes në Rripin e Gazës, aty ku prej më shumë se 80 ditësh ushtria Izraelite po zhvillon lufitme të ashpra kundër militantëve të Hamasit. Lajmin e dha kreu i Shërbimit Shtetëror të Informacionit në Egjipt, Dia Rasvan, i cili theksoi se plani ka shkuar te palët e interesuara dhe vetëm pasi tëë ketë marrë një përgjigje prej tyre, do të publikojë përmbajtjen e tij.