Bashkia e Tiranës në bashkëveprim me Bashkimin Europian, vijon me investimet në shkolla, këtë herë edhe në sistemin e ngrohjes por edhe kursimit të energjisë elektrike. Së fundmi, Bashkia në bashkëpunim me BE, po instalon në shkollën Bajram Curri, impiantin fotovoltaik, që do të ndihmojë në kursimin e energjisë elektrike, si një vend me 300 ditë me diell në vit.