Zv.Kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të raportit të OECD për zhvillimin dhe eficencën e energjisë tha se ky raport vlerëson arritjet e Shqipërisë në këtë sektor përgjatë viteve të fundit, pavarësisht krizave të njëpasnjëshme që goditën tregjet ndërkombëtare.