Efektivët shqiptarë që ndihmuan në operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmetit në kufirin Turqi-Siri, janë pritur në një takim nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. Ministri Peleshi shprehu mirënjohjen për punën e bërë nga pjesëtarët e ekipeve që u angazhuan në terren që në momentet e para, pas thirrjes së lëshuar për ndihmë nga autoritetet turke dhe Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile.