Makina që po transportonte 7 emigrantë nga Vendet e Treta dhe që u aksidentua në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet është ndjekur nga policia me një makinë private. Pas verifikimeve të veprimeve të policisë lokale nga ana e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore thuhet se patrulla e Stacionit të policisë Këlcyrë ka konstatuar automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët e paligjshëm rreth orës 01.40 të mëngjesit.