Deficiti i skemës së pensioneve është ngushtuar duke shënuar nivelin më të ulët të dekadës së fundit të shpenzimeve nga buxheti i shtetit për pensionet. Të dhënat e Ministrisë së Financave tregojnë se shpenzimet për skemën e pensioneve ishin 23 % më të larta se të ardhurat nga kontributet në 7-muaj, nga 31 % që ishte vitin e kaluar. Pra buxheti i shtetit paguan më pak për pjesën e pensioneve që nuk mbulohen dot nga të ardhurat nga kontributet. Pavarësisht rritjes me ritme të shpejta të numrit të pensionistëve shkak për përmirësimin e deficitit të skemës së pencioneve është bërë rritja e të ardhurave nga kontributet, që vjen pas politikës qeveritare për rritjen e pagës minimale si dhe rritjen e pagës mesatare për punonjësit e administratës shtetërore.