Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% pritet të ndodhë ajo që quhet fenomeni zinxhir, duke shkaktuar rritje të njëpasnjëshme për produkte e shërbime të ndryshme. Së fundmi, prodhuesit kanë paralajmëruar se çmimi i vajit ushqimor do të rritet deri në 8%, duke prekur drejtpërdrejt konsumatorët dhe rritur koston e shportës. Gjatë muajit shkurt, periudhë para nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, sipas importuesve vaji i lulediellit tregtohej me çmim shumice nga 176 deri 178 lekë për litër. Duke nisur nga java e tretë e muajit mars importuesit pohojnë se kanë qenë të detyruar të rrisin çmimin me rreth 5 lekë për litër, duke e çuar 182 deri 183 lekë për litër.