Pasi u bë i pari kryeministër në botë që uli në kabinet qeveritar një robot, ambicia e radhës e Edi Ramës është që Shqipëria të jetë vendi i parë në Europë ku qytetarët kanë identitet digjital. Po të njëjtat projekte, shihen me optimizëm edhe nga instituti i Tony Blair. Stafi i tij ishte pak ditë më parë në Tiranë. Në një postim në X, Instituti i Tony Blair deklaron: “Jemi krenarë që mbështesim Qeverinë e Shqipërisë në avancimin e përdorimit të përgjegjshëm të Inteligjencës Artificiale në qeverisje.”