Ish kryeministri Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nuk do ta gëzoje deri në fund mandatin e tij të tretë, sepse sipas tij, ai e ka fituar atë mandat duke blerë votat e qytetarëve me paratë e shpërndara për rindërtimin. Nga foltorja e e demokratëve në qytetin e Kukësit, Berisha i bëri thirrje Ramës që të mos luajë me pengje, duke lënë të kuptohet se shumë shpejt protestat do të zhvendosen përpara kryeministrisë.