Top News/Edukatorja e kopshtit rrëzon raketën ruse/Pamjet e pabesueshme, goditje ‘një në një milion’
18/11/2024 15:22

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë publikuar imazhe nga Komanda Ajrore "Perëndimore" e Forcave Ajrore, që tregojnë një ushtare, që raportohet se rrëzoi një raketë ruse me sistemin portativ raketor anti-ajror "Igla". Kjo ndodhi gjatë sulmeve intensive që rusia kreu në të gjithë Ukrainën, orët e shkuara. Ushtarja, Nataliya Grabarchuk, sic raportojnë mediat ukrainase, më parë ka qenë mësuese në parashkollor. Videoja, e postuar në faqen e Facebook-ut të Komandës Ajrore Perëndimore të Ukrainës, tregon Natalian që tani është anëtare vullnetare e forcave të mbrojtjes ajrore, teksa përdorur një sistem portabël 9K38 Igla për të rrëzuar një raketë lundrimi ruse që po afrohej. Mëngjesin e të dielës, forcat ruse kryen një sulm masiv me 120 raketa dhe 90 dronë shahed në Ukrainë, një nga më të mëdhenjtë që nga pushtimi në shkallë të plotë në vitin 2022, sipas Presidentit Volodymyr Zelensky. Forcat Ajrore të Ukrainës raportuan se kishin rrëzuar 102 nga raketat që moska kishte lëshuar, bashkë me 42 dronë, ndërkohë që 41 të tjerë kishin "humbur", term ky që tregon se ata janë shkëputur nga sistemet e luftës elektronike. Sipas komandës ajrore perëndimore, ajo e rrëzuar nga ish mësuesja e parashkollorit, ishte nëj raketë ruse Kh-101. Në video, ish mësuesja shihet në catinë e një ndërtese me sistemin e prodhimit sovjetik mbi sup. Ajo vendos në shënjestër një objektiv dhe më pas qëllon. Në fund, Hbararchuk bie në gjunjë e emocionuar, ndërsa ka kryer një goditje të rrallë, me probabilitet një në një milion. Nga cdo këndvështrim, ky rrëzim është shumë i suksesshëm dhe madje i jashtëzakonshëm, thonë ekspertët, pasi Igla, është një sistem i zhvilluar më shumë se 40 vjet më parë, pavarësisht se i është nënshtruar disa përmirësimeve.

Top Channel/ Vrasje me armë zjarri në Nikël, qëllohet për vdekje nga fqinji
10/04 22:47
Top Channel/ Autorit që vrau policin në Fier iu hoq burgimi i përjetshëm, flet babai i viktimës
10/04 22:42
Top Channel/ Ceremonia e Epitafit, Mijëra ortodoksë kremtuan të premten e zezë
10/04 22:23
Top News – Ceremonia e Epitafit. Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë
10/04 21:45
Top Channel/ ‘E Premtja e Zezë’ në Elbasan, qytetarët nderojnë Epitafin
10/04 21:42
Top News- Transporti paralajmëron ndërprerje/ Letër ministrive dhe bashkisë për kompensim të naftës
10/04 21:21
Top News – Pensionet e të huajve nuk do tatohen. Qeveria propozon ndryshimin e ligjit
10/04 20:15
Top Channel/ Përkujtohet 32-vjetori i masakrës së Peshkëpisë, aktivistët: Nuk u bë drejtësi
10/04 20:03
Top Channel/ Vendimi skandaloz, i hiqet dënimi me vdekje të riut që eliminoi policin në Fier
10/04 20:00
Top News – Marrëveshja me italianët. Shqipëria do prodhojë dronë luftarakë në Pashaliman
10/04 19:30
Top News- Pse u hoq nafta direkte për fermerët. Kryeministri Ed Rama-Kemi hequr mundësinë e abuzimit
10/04 18:58
Top News- ‘Kërkojmë kompensim për naftën’/ Transporti afat deri të martën qeverisë
10/04 17:55
Top News- Pastrohet bregdeti i Velipojës/ Mijëra të rinj aksion vullnetar para sezonit
10/04 16:52
Top Channel/ Emigrantët kthehen për pashkë, fluks në pikat kufitare të Shqipërisë me Greqinë
10/04 15:28
Top Channel/ AKEP me rregullore të re, Sula: Filtrim operatorësh në treg
10/04 15:25
Top Channel/ Speci “i artë”, mungon prodhimi! Fermerët: Ja pse rritet çmimi
10/04 15:24
Top News – Trupat amerikane në Evropë / Trump kërcënon t’i tërheqë, ku janë të vendosura
10/04 15:22
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top News- ‘Breshëri me kushte të reja në rrugën e integrimi’/ Berisha: Shqipëria po ndëshkohet
10/04 15:16