Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një edukatorje në një çerdhe në Lipjan, e cila dyshohet për dhunw ndaj një fëmijë 1 vjeçar. Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, e cila tha se pas përfundimit të disa veprimeve hetimore edukatorja është është ndaluar për 48 orë. Rasti u bë publk pasi nëna e fëmijës kishte vërejtur shenja të thonjve në fytin e vajzës njëvjeçare gjatë marrjes nga çerdhja.