Edison Memolla shkon në burg. Apeli i Gjykatë se Posacme vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg të dhënë nga shkalla e parë për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë. Vendimi është i formës së prerë dhe pritet të ekzekutohet brenda ditës së hënë. Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Florian Kalaja, Igerta Hysi dhe Daniela Shirka, nuk pranuan kërkesën për pafajsi apo dënim në alternativë shërbim prove për Memollën.