Në muajin shtator rreth 53 socialistë do të ngjisin për herë të parë shkallët e kuvendit të shqipërisë. Në legjilaturën e ardhshme, të majtët vijnë me një skuadër parlamentare thuajse totalisht të transformuar, ku vetëm 30 emra kanë qenë më parë në karrigen e deputetit. Që nga viti 1992, për herë të parë, kuvendit do i mungojë Pandeli Majko. Ndërkohë, politikanë të tjerë karriere që tanimë nuk do jenë pjesë e legjislativit janë Mimi Kodheli, Ermonela Felaj, Arben Pëllumbi, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Xhemal Qefalia.