Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në Hagë, ku ish-kryeministri njëherësh ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po gjykohet për krime lufte. Lajmi është bërë publik nga vetë numri një i qeverisë shqiptare, i cili ka publikuar pamje nga momenti i mbërritjes pranë qelive ku mbahet Thaçi, teksa pret për ta takuar atë.