Aleksandër Vuçiç gjeti kohë për ironi në deklaratën para gazetarëve në fund të takimit me Albin Kurtin në Bruksel. Gjatë deklaratës, Vuçiç u ankua se si Serbia priste prej 10 vitesh që Kosova të formonte asociacionin. Në këtë moment u ndërpre nga një gazetar shqiptar. Edhe Kurti pret njohjen nga Serbia, i tha gazetari.