Ish-truproja e Saimir Tahirit ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar. Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e mbrojtjes së Hekuran Markut. Nëse shpallet fajtor, Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit. Ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis në jug të vendit.