Ndarja nga jeta e Papa Franceskut trishton dhe ndalon edhe sportin në Itali. Komiteti Olimpik Kombëtar vendosi që të gjitha aktivitetet sportive të programuara të anulohen. Përsa i përket futbollit, Federata Italiane e kishte marrë më parë vendimin për anulimin e të gjitha ndeshjeve që ishin programuar për këtë të hënë. Kështu në Serinë A u anuluan 4 sfida; Torino-Udinese, Cagliari-Fiorentina, Genoa-Lazio dhe Parma-Juventus që do të luhen në një datë tjetër. Po kështu u anuluan 3 ndeshje të kampionatit të të rinjve; Roma-Udinese, Monza-Sassuolo e Sampdoria-Torino të cilat do të luhen këtë të martë, në 22 prill si dhe të gjitha ndeshjet e kategorive inferioere