Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka lajmëruar se edhe shtatori do të jetë muaj i hapur i vaksinimit masiv, për cdo qytetarë mbi 18 vjec. Përmes një video mesazhi, ministrja i bëri apel qytetarëve ta shfrytëzojnë sa më parë këtë mundësi, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën.