Italianët po shfrytëzojnë në maksimum muajin gusht për pushimet e tyre verore dhe duket se në preferencat e tyre është edhe Shqipëria. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, një ndër destinacionet më të preferuara për italianët është kryeqyteti Tirana. Ndër të tjera, ANSA shkruan se italianët kan zgjedhur për të pushuar kryesisht në Catania, Tiranë dhe Palermo.