I vënë në qendër të kritikave nga kundërshtarët brenda opozitës për marrëveshje me Edi Ramën për të sulmuar apo zhbërë SPAK-un, Berisha ka zgjedhur të përgjigjet nga mbledhja grupit parlamentar të PD. Ish-kryeministri u shpreh i prerë se nuk do të bashkojë në asnjë moment votat me Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë, përkundër qëndrimit që mban ndaj Strukturës së Posaçme.