Ministria e Financave ka hartuar një draft ku parashikohet që qytetërët të kenë siguracion të detyrueshëm jo vetëm për tërmetet, por edhe për përmbytjet. Propozimi ju është shpërndarë disa drejtorive në varësi dhe vjen pak kohë pas përmbytjeve që shkaktuan probleme të mëdha në disa qytete të vendit, qoftë dëme në banesa po ashtu edhe në toka bujqësore. Sa i takon projektligjit për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetetm parashikohet ngritja e Fondit Kombëtar që do të shërbejë si burim i financimit të dëmeve në rastet e katastrofave. Neni 14 i ligjit e koncepton fondin si person juridik publik me formë shoqërie aksionare, me pavarësi operacionale dhe financiare, nën pronësinë e Ministrisë së Financave, si dhe rregullat për shpërndarjen dhe likuidimin e tij.