Zbulohen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në fshatin Grecalli të Fierit, ku pak ditë më parë u vra në mënyrë barbare nga fqinji i tij, një fëmijë 8-vjeçar. Mësohet se familjarët e djalit, përkatësisht nëna dhe dy të afërme të familjes i janë drejtuar mbrëmjen e djeshme policisë së Fierit ku kanë denoncuar duke hedhur akuza se një grua, e afërme e familjes, mund të ketë dijeni mbi ngjarjen dhe këtë e bazojnë në disa qëndrime të saj gjatë gjithë këtyre ditëve.