Krerët e politikës shqiptare urojnë Kosovën për 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Kreu I shtetit Bajram Begaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale e konsideron Kosovën një histori suksesi. “Kosova 16 vjet Republikë. Ajo sot është një histori suksesi në Ballkan në respektimin e të drejtave të njeriut, me kulturën e saj të gjallë dhe energjinë rinore të një populli që sheh përpara.”, shkruan Begaj, teksa kërkon që Kosova e Shqipëria të tregojnë se jemi të aftë për të ndërtuar shtete moderne.