Humbja e thellë në zgjedhjet e 6 marsit ka shkundur Partinë Demokratike, ku edhe përkrahësit më të zëshëm të kryedemokratit Lulzim Basha, tashmë kërkojnë dorëheqjen e tij. Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma, pas qëndrimit të ashpër në mbledhjen e grupit parlamentar, duke u kthyer përgjigje edhe kritikëve të saj pasi kërkoi dorëheqjen e Bashës, akuzon këtë të fundit se po përdor zyrën e shtypit dhe institucionet në shërbim të tij.