Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka digjitalizuar edhe shërbimin e legalizimit të ndërtimeve informale. Vendimet do t’u dërgohen qytetarëve në profilin e tyre në platformën e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht apo të përdorin shërbimin postar. Krijimi i kadastrës digjitale argumentohet si një ndryshim që do të shkurtojë kohën e pajisjes me titullin e pronësisë, duke shmangur radhët dhe burokracitë në sportelet fizike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.