Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të vëzhgojë zgjedhjet lokale të së dielës në Shqipëri. Një delegacion i këtij komisioni do të shohë nga afër implementimin e teknologjisë në procesin zgjedhor në Shqipëri, veçanërisht identifikimin dhe votimin elektronik në tri bashki. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, thotë se ky mision vjen në kuadër të bashkëpunimit të mirë që kanë institucionet zgjedhore në të dy vendet.