Top News – Edhe Kosova në ‘Defender Europe’/ Merr pjesë në stërvitje me 330 pjesëtarë të FSK-së
05/05/2021 12:47

Edhe Kosova po merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s, Defender Europe 21, me 330 pjesëtarë. Lajmi është konfirmuar nga vetë ministri i mbrojtjes së kosovës, Armend Meha. “Pjesëmarrja jonë në 'Defender Europe 21' është 330 pjesëtarë dhe do të jetë një vlerësim i kompanisë tonë. Kështu që, ne jemi pjesëmarrës në 'Defender Europe 21' dhe është kënaqësi të jemi aty”, tha Meha të mërkurën, teksa raportoi para Komisionit parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Më 29 prill, në Shqipëri NATO nisi stërvitjen “Defender Europe 21”, që është stërvitja me shkallën më të gjerë që është mbajtur në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë stërvitje po marrin pjesë mijëra forca nga Shtetet e Bashkuara. Ato do të mbajnë stërvitje në gjashtë baza tokësore, detare dhe ajrore në Shqipëri deri më 10 qershor. Duke folur për operacionet jashtë vendit, ministri Meha tha se ato validojnë rrugën e Kosovës drejt aleancës së NATO-s. Ai paralajmëroi se shumë shpejt pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrin pjesë edhe në operacione të tjera. “Sa i përket çështjeve operacionale jashtë vendit, kjo ka domethënie të madhe në rrugëtimin tonë drejt NATO-s. Së pari është Kuvajti, por jemi duke punuar edhe në drejtime të tjera, do të ju raportoj njëkohësisht. Kështu që shumë shpejt do të marrim pjesë edhe në operacione të tjera jashtë vendit”, tha Meha.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17