Top News – ‘Edhe ju keni Tomahawk!’ Zelenski i bën apel BE-së për armët me rreze të gjatë veprimi
23/10/2025 17:10

Presidenti Volodymyr Zelenski u bëri thirrje aleatëve evropianë të enjten që të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, pasi dështoi të merrte një premtim nga Presidenti amerikan Donald Trump për t'i siguruar Kievit raketa të fuqishme Tomahaëk. Zelenski, i cili iu drejtua udhëheqësve të Bashkimit Evropian në Bruksel, u bëri thirrje gjithashtu atyre që të bien dakord sa më shpejt të jetë e mundur për një plan për të përdorur asetet e ngrira ruse dhe tha se Kievi do të përdorte një "pjesë të konsiderueshme" të çdo fondi të vënë në dispozicion për të blerë armë të prodhuara në Evropë. "Kur flasim për armë me rreze të gjatë veprimi për Ukrainën, nënkuptojmë që regjimi i Putinit duhet të ndiejë pasoja të vërteta nga kjo luftë. Ju bëj thirrje të mbështesni gjithçka që ndihmon Ukrainën që të sigurojë aftësi të tilla sepse kjo bën vërtet një ndryshim të madh për Rusinë", tha ai. "Shikoni sa nervoz u bë Putini kur u ngrit kjo temë. Ai e kupton që armët me rreze të gjatë veprimi mund ta ndryshojnë vërtet rrjedhën e luftës." Zelenski ka kërkuar raketa Tomahaëk nga Shtetet e Bashkuara. Trump nuk e përjashtoi furnizimin e Kievit me raketa të tilla gjatë bisedimeve në Uashington me Zelenskin, javën e kaluar, por u duk i ftohtë ndaj kësaj ideje. "Këto armë me rreze të gjatë veprimi nuk janë vetëm në SHBA, disa vende evropiane i kanë gjithashtu. Ne tashmë po flasim me vendet që mund të ndihmojnë", tha Zelenski. Udhëheqësit e BE-së po takohen për të diskutuar planin për të përdorur asetet e ngrira ruse si bazë për një "kredi dëmshpërblimi" prej 140 miliardë eurosh për Ukrainën. Rusia ka sfiduar ligjshmërinë e idesë. Zelenskiy tha se mekanizmi i propozuar ishte tërësisht "ligjor dhe i drejtë". "Është një model i bazuar në idenë e dëmshpërblimeve të ardhshme - duke e mbajtur sulmuesin përgjegjës për dëmin e shkaktuar", shtoi ai.

Top Channel/ Vigjilja e Pashkës, qindra besimtarë mbushin Tiranën për Udhën e Kryqit
03/04 23:19
Top Channel/ ‘Shpërthen’ Berisha: Nafta, më e shtrenjta në botë! Gati ligji në Kuvend
03/04 22:30
Top News- Dy të plagosur me thikë në Shkodër/ Konflikt mes adoleshentëve në qendër të qytetit
03/04 22:14
Top News- Sherr në Vlorë, humb jetën 63-vjeçari/ Konflikt mes disa personave, identifikohen autorët
03/04 22:09
Top News- E rëndë në Durrës, humb jetën 17-vjeçari në ambientet e shkollës
03/04 21:59
Top Channel/ Sherr mes adoleshentëve në Shkodër, dy në spital me plagë thike
03/04 21:57
Top Channel/ Përjetimi i Udhës se Kryqit nga Jezu Krishti, besimtaret mblidhen në shesh
03/04 21:28
Top News- Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, dy të plagosur
03/04 21:10
Top Channel/ Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, në konflikt të përfshirë disa 18-vjeçarë
03/04 20:26
Top Channel/ Depozitat në pak duar, 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të kursimeve, 1 mln llogari bosh
03/04 20:03
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Durrës, nxënësi humb jetën në shkollë
03/04 19:59
Top Channel/ Vlorë, vritet në sherr 63-vjeçari! I lënduar mbeti dhe djali i tij, në mars…
03/04 19:55
Top Channel/ “Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë:Prokurorët…
03/04 19:54
Top Channel/ ‘Shqiptarët taksohen dy herë për naftën’, Bozdo: Jemi të parët në rajon për…
03/04 18:38
Top News – ‘DIA, krijesë amerikane’. Ilir Meta sjell dëshminë e Hejsek: SPAK e fshehu
03/04 18:37
Top Channel/Dhunimi për vdekje i 63-vjeçarit në Vlorë, viktimës një muaj më parë i dogjën automjetin
03/04 17:57
Top Channel/ U ndje keq teksa po stërvitej, ndërron jetë 17-vjeçari në Durrës te palestra e shkollës
03/04 16:18
Top Channel/ Sherri në Vlorë, ndërron jetë në spital 63-vjeçari, pamje nga vendngjarja
03/04 16:16
Top Channel/ Sherr në Vlorë, plagoset një person, transportohet me urgjencë në spital
03/04 16:15
Top News – Gjyqi për emërimin, Veliaj kundër prokurorit Dado: Nuk jam këtu për mëshirë, por…
03/04 15:58