Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka paralajmëruar grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke shtuar se durimi i Izraelit ndaj “terroristëve” që e kërcënojnë ka shteruar. Kreu i Hezbollahut, Naim Qassemi, tha një ditë më parë se grupi libanez do të veprojë sipas vlerësimit, nën dritën e asaj që e quajti “agresion brutal izraelito-amerikan” kundër Iranit