Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikohet të ngrijë një sistem ku fermerët e regjistruar si persona fizikë apo juridikë do të raportojn të dhënat e tyre online. Fondi limit i procedurës është rreth 2.4 milionë euro. Sistemi i ri parashikohet që të mbledhë të dhëna mbi prodhimin e të korrave, shitjet, stoqet, blerjet, kostot e prodhimit, aktivet, detyrimet, kuotat e prodhimit dhe subvencionet, elementë që sipas ministrisë do të ndikojnë në vendimmarrje dhe në formulimin e politikave të sektorit. Sistemi parashikon që të ndihmojë rritjen e standarteve që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë. Sistemi do të ndihmojë që informacioni te jete i saktë dhe i përditësuar, si dhe të mblidhet dhe raportohet, duke ofruar një burim të vlefshëm për vendimmarrësit” thuhet në dokumente.