Kryeministri shqiptar, Edi Rama zbardhi para grupit të deputetëve socialistë, detaje të diskutimeve për emrin e presidentit të ri të vendit. Ai tha se ka patur parasysh disa kritere në përcaktimin e profileve të propozuara dhe se ishin përmendur edhe emra figurash që kanë luajtur rol të rëndësishëm në partinë socialiste, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano.